Alon Ben Meir

Alon Ben-Meir: Serbia ta pranojë Kosovën e pavarur, si realitet që ata nuk mund ta ndryshojnë

Profesori i Universitetit të New York-ut, Alon Ben-Meir tha se Serbia duhet të pranojë faktin që Kosova është e pavarur, dhe gjithashtu, Kosova të heqë taksën ndaj mallrave serbe. Meir një studiues në Qendrën për Çështje Globale në New York, i tha Zërit të Amerikës se Serbia duhet të arrijë një përfundim të thjeshtë, bazë “Kosova është një fakt i jetës, është një vend i pavarur”. Ai gjithashtu theksoi se të dyja palët duhet t’i ndërmarrin këto hapa, duke e njohur realitetin. “Janë fqinjë, duhet të marrin e japin me njëri-tjetrin. Duhet ta pranojnë se disa realitete në terren që ata nuk mund t’i ndryshojnë. Dhe kur të arrijnë në atë pikë, veçanërisht Serbia, mendoj se do të ketë përparim”.

Kontrolloni gjithashtu

Në paraqitjen e tij të parë Gjykatës Speciale në Hagë, Haxhi Shala nuk është deklaruar rreth fajësisë apo pafajësisë së tij ndaj tri akuzave. Në seancën e djeshme atij i është lexuar aktakuza, gjoja përpjekje në pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare përmes kërcënimit të rëndë, tentim për pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare përmes pjesëmarrjes në veprimin e përbashkët të një grupi dhe për frikësim gjatë procedurës penale. Haxhi Shala, i cili ndodhet në paraburgim, ka konfirmuar se ka pranuar aktakuzën në gjuhën shqipe. Haxhi Shala është arrestuar më 11 dhjetor dhe një ditë më vonë u transferua në Qendrën e Paraburgimit në Hagë. Ndërsa, Sabit Januzi dhe Ismet Bahtijari janë arrestuar në Kosovë më 5 tetor 2023 dhe janë transferuar në objektin e paraburgimit, më 6 tetor 2023 në bazë të aktakuzës së konfirmuar.

I rrëzohet kërkesa për ulje dënimi Haxhi Shalës

Kryetarja e Gjykatës speciale, Ekaterina Trendafilova, ka refuzuar kërkesën e Haxhi Shalës për modifikim të …