Pas tërmetit shkatërrues që mbetën 29 persona të vdekur, Turqia po vazhdon të goditet nga pas tërmetet

Pas tërmetit shkatërrues ku mbetën 29 persona të vdekur, Turqia po vazhdon të goditet nga pas tërmetet

Pas tërmetit shkatërrues që e ka goditur mbrëmjen e së premtës Turqinë, ky vend po vazhdon të goditet nga pas tërmetet. Tërmeti më i fuqishëm ishte në mbrëmjen e se dielës fuqia e të cilit ishte 5.1 shkallë të Rihterit. Epiqendra e tërmetit ishte katër kilometra nga Donagyol dhe 40 kilometra nga zona Elazig, qytet ku ishte e përqendruar dje fuqia e tërmetit shkatërrues, fuqia e të cilit ishte 6.6 shkallë të Rihterit. Nga tërmeti i të premtës deri më tani është konfirmuar vdekja e 29 qytetarëve, ndërsa 1400 janë lënduar.

Kontrolloni gjithashtu

Ganimete Musliu

Ganimete Musliu: Mosrespektimi i thirrjeve të Prokurorisë nga kryeministri dëmton besimin në sundimin e ligjit

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka kritikuar kryeministrin për mosparaqitjen para Prokurorisë, …