Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca takohet me ambasadorin e Norvegjisë në Prishtinë Jens Erik Grondahl

Konjufca ka larguar foton e Thaçit, mendon se është në zyrën e Vetëvendosjes dhe jo të Kuvendit

Kryekuvendari që po mbahet pezull, Glauk Konjufca, e ka larguar fotografinë e kryetarit  të Kosovës, Hashim Thaçi, nga vendi ku ka qenë e vendosur deri tani, në zyrën të cilën e konsideron si zyre të veten dhe jo të Kuvendit. Në fotografitë e dërguara nga zyra për informim e Kuvendit, ku Konjufca shihet teksa bisedon me ambasadorin e Norvegjisë në Kosovë, vërehet qartë se fotografia e Thaçit nuk ishte më aty ku ka qenë. Institucionet e Republikës së Kosovës obligohen me ligj që ta vendosin fotografinë e kryetarit në ambiente të punës. Neni 20, i Ligjit për protokollin e shtetit, ku flet për presidentin, pika 3 thotë: Obligohen të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës që në mjediset e tyre ta vendosin fotografinë e presidentit. Madje aty shumë qartë specifikohen edhe përmasat minimale të fotografisë që duhet të vendoset nëpër zyra.

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama

Edi Rama: Rilindëm Shqipërinë e rrënuar nga ata që tani klithin e bërtasin të shfrenuar në foltore e në ekranet televizive

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në fjalën e tij të mbajtur  në  mbledhjen e Grupit …