leoni

Polici i rënë në krye të detyrës, Sami Thaçi shpallet “Hero i Kosovës” nga kryetari i vendit, Hashim Thaçi

Polici i rënë në krye të detyrës, Sami Thaçi shpallet “Hero i Kosovës” nga kryetari i vendit, Hashim Thaçi

Sami Thaqi, polici i rënë në krye të detyrës është shpallur “Hero i Kosovës” nga kryetari i vendit, Hashim Thaçi. Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetin social. “Polici i rënë në krye të detyrës, Sami Thaqi, është heroi më i ri i Republikës së Kosovës. Duke u bazuar në kompetencat e mia kushtetuese, sot për policin Sami Thaqi ndava urdhrin “Hero i Kosovës”. Heroizmi i Samiut, Enverit, Izetit dhe i dhjetëra policëve të rënë në krye të detyrës është krenari e Republikës së Kosovës. Sakrifica e tyre në mbrojtje të rendit dhe ligjit na obligon që të punojmë edhe më shumë për një Kosovë të qetë e stabile dhe një vend më të mirë për gjithë qytetarët tanë”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Ganimete Musliu kritikon ashpër Avni Deharin: “Po luan rolin e defatores së Kurtit dhe Haxhiut”

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka reaguar ashpër ndaj kryesuesit të seancës …