leoni

Burime të të ndryshme sekrete zbulojnë se në Afganistan është vrarë vrasësi i Kasem Sylejmanit, Michael D’Andrea

Burime të ndryshme sekrete zbulojnë se në Afganistan është vrarë vrasësi i Kasem Sylejmanit, Michael D’Andrea

Në avionin e forcave ajrore amerikane të rrëzuar pak ditë më parë në provincën Ghazni në Afganistan mendohet se ka qenë edhe shefi i shërbimit inteligjent të SHBA-ve, seksioni i CIA-s në Iran, Michael D’Andrea. Media në Lindjen e Mesme citojnë burime të shërbimeve sekrete ruse sipas të cilave ishte D’Andrea që orkestroi vrasjen e gjeneralit iranian Qasem Soleimani dhe po sipas këtyre burimeve avioni në fjalë, i tipit E 11A shërbente si komandë e lëvizshme për D’Andrean. Ky i fundit përflitet se ka disa nofka si Ajotollahu Mike, Princi i Errësirës dhe Varrmihësi. Ai është një nga figurat më të spikatura të Agjencisë në rajon dhe u caktua në krye të Qendrës së Misioneve për Iranin në vitin 2017. Nën drejtimin e tij, agjencia mori një qëndrim më agresiv ndaj Iranit.

Mbi rrëzimin e avionit pati dy versione. I pari që u adoptua nga ushtria amerikane sipas së cilës ngjarja ndodhi për arsye teknike. Më pas talebanët deklaruan se e kishin rrëzuar ata avionin, por nuk ofruan ndonjë provë për këtë. Dyshimet kanë lindur pasi avioni në fjalë është i kuotave të larta dhe nuk dihet që talebanët të kenë këto kapacitete – shkruan ResPublica. Një tjetër spekullim e lidh rrëzimin me emrin e pasuesit të Soleimanit, Esmail Gaani, që thuhet se në fund të viteve ’80 të vendosur lidhje të forta në Afganistan. Mirëpo në atë kohë Irani bashkëpunoi me SHBA kundër talebanëve. Nxjerrja e emrit të D’Andreas gjithësesi duket se është e qëllimshme. Ai është personi kyç pas ndjekjes së Osama Bin Laden dhe pas sulmeve me dron që u kritikuan shumë në SHBA.( Dita)

Kontrolloni gjithashtu

Vlora Çitaku: Albin Kurti dikur mburrej me lirinë e mediave por tash ai vetë po i cënon këto vlera të lirisë së shprehjes

Vlora Çitaku: Letra e ministres Donika Shvarc është skandaloze, në përmbajtje, në formë dhe në mesazhin që përçon tek aleatët

Sekretarja  e përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku thotë se letra e Ministres së …