Veton Berisha

Veton Berisha: Brenda grupit 6+ ka përqarje pasi të gjithë duan ta marrin ministrinë që u takon minoriteteve

Deputeti Veton Berisha, ka deklaruar se sot pritet para fillimit të seancës për votimin e qeverisë të dakordohen me mandatarin Albin Kurti për ministrin nga komunitetet. Ai thotë se komuniteti egjiptian ka kapacitete dhe pret që t’i besohet një ministri. Pavarësisht kësaj, ai tha se do ta votojë qeverinë. Berisha thekson se në parim janë për të votuar qeverinë e udhëhequr nga Albin Kurti, pasi shtoi se nuk janë për të penguar. Sa i përket asaj se a ka dakordim brenda grupit parlamentar 6+, ai ka shtuar se edhe brenda grupit ka përçarje, pasi të gjithë duan të marrin ministrinë që u takon komuniteteve.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetrimi i Shqipërisë së të gjitha kohëve, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu (1405 - 1468)

Më 6 maj të vitit 1405 në Principatën e Kastriotëve u lind Gjergj Kastrioti-Skënderbeu

Më 6 maj të vitit 1405 u lind Gjergj Kastrioti-Skënderbeu. Ai, ishte një fisnik dhe …