Pas largimit të Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian, skocezët duan të ndahen Britania

Pas largimit të Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian, skocezët duan të ndahen Britania

Mbështetja për pavarësinë e Skocisë është rritur në 52%, niveli më i lartë që prej referendumit të vitit 2016 mbi Brexit, sipas një sondazhi të realizuar pak para daljes së Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europian. Ky sondazh mjafton për të kënaqur kryeministren skoceze, Nicola Sturgeon, e cila ka bërë fushatë për zhvillimin e një referendumi të dytë mbi këtë çështje, pas dështimit të kampit të saj indipendentist gjatë një sondazhi të mëparshëm në vitin 2014. Qeveria britanike refuzon me vendosmëri çdo zgjedhje. Ky sondazh, i publikuar dje në mbrëmje, u realizua nga instituti i sondazheve në internet  ”Panelbase” nga 28 janari deri më 31 janar për blogun politik “Scot Goes Pop” dhe gazetën pro pavarësisë “The National”.

Kontrolloni gjithashtu

Engelbert Zefaj: Kryeministri Albin Kurti është përfshirë në korrupsion, në aferën korruptive për rezerva të shtetit

Eksperti i ekonomisë, Engelbert Zefaj ka thënë se në raportin e Freedom House është potencuar …