Kryesia e Kuvendit mblidhet sot për të diskutuar pikat e papërfunduara nga seancat e kaluara

Kryekuvendarja Osmani e mbron qëndrimin e saj për zhvendosjen e fotografisë së kryetarit Thaçi

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka deklaruar se në legjislaturën e shtatë do të jenë vetëm 14 komisione parlamentare, dhe se tashmë do të vendoset një praktikë që çdo të enjte të javës të mbahet një seancë plenare. Në një konferencë për media pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, Osmani tha se brenda javës së ardhshme do të vendoset se a do të ketë zgjatje buxhetore edhe për muajin mars, apo të vendosen në rend dite buxheti i ri i vitit 2020. Para gazetarëve, ajo foli edhe për bojkotimin e takimit të Kryesisë së Kuvendit nga ana e PDK-së, të cilën ajo e cilësoi si të panevojshme, derisa e mbrojti qëndrimin e mëhershëm të saj për zhvendosjen e fotografisë së kryetarit Thaçi nga zyra e saj.

Kontrolloni gjithashtu

Nënsekretarja amerikane të Shtetit, Elizabeth Allen po qëndron në vendin tonë

Nënsekretarja amerikane të Shtetit, për Diplomacinë Publike, Elizabeth Allen po qëndron në vendin tonë. Gjatë …