GAP: Qeveria Kurti do të kursejë rreth 13 milionë euro për një mandat, në krahasim me shpenzimet e ish-Qeverisë

GAP: Qeveria Kurti do të kursejë rreth 13 milionë euro për një mandat, në krahasim me shpenzimet e ish-Qeverisë

Instituti GAP bëri të ditur se me formatin e ri, Qeveria Kurti do të kursejë rreth 13 milionë euro për një mandat, në krahasim me shpenzimet që bënte ish-qeveria e PAN-it. Edhe pse koalicioni VV-LDK paraprakisht kishte planifikuar të kishte vetëm 12 ministri, një ditë para zyrtarizimit partitë bënë të ditur se kanë vendosur të formojnë qeverinë me 15 ministri. Teksa një qeveri me 12 ministri, vendit do t’ia kursente 15 milionë euro, një e tillë me 15 ia kursen vendit 13 milionë euro. Në infografikën e re është llogaritur se Qeveria Kurti do të ketë 33 zëvendësministra, për dallim nga PAN-i që kishte më shumë se 80. Këshilltarë të lartë të ministrave do të jenë 15 nga 21 sa ishin në qeverisjen e kaluar. Në 90 nga 126 ka rënë numri i këshilltarëve të ministrave. Duke u bazuar në shpenzimet e ish-qeverisë, me formatin e zvogëluar, për një mandat Qeveria Kurti do të kursejë 10 milionë euro në paga, 1 milion në ushqime, dhe rreth 1.5 milionë të tjera në telefona mobilë, karburante e telefona fiks.

Kontrolloni gjithashtu

Plaku i PD-së, në Shqipëri, Sali Berisha kërcënon Departamentin Amerikan të Shtetit i cili e ka shpallur non grata

Gjykata e Posaçme e Apelit sërish ka refuzuar kërkesën e Sali Berishës për lirim nga masa “Arrest në shtëpi”

Gjykata e Posaçme e Apelit e ka rrëzuar kërkesën e ish-kryetarit të PD-së, Sali Berisha …