Albin Kurti

Kurti: Do të koordinohem me kryetarin Hashim Thaçi që të jemi unik në politikën e jashtme

Duke folur për procesin e negociatave me Serbinë, kryeministri Albin Kurti ka thënë se do të bashkëpunojë ngushtë me kryetarin Hashim Thaçi për të përfaqësuar në mënyrë unike politikën e jashtme të vendit. “Është urgjente që ne të kemi një politik të jashtme unike në arenën ndërkombëtare. Që mos të vazhdohet sikur këto dy tri vjetët e kaluara. Qeveria e re dhe unë si kryeministër i ri dua të koordinohem edhe me presidentin aktual të vendit në mënyrë që të mos kemi në politikën e jashtme një kokafoni që me siguri do të bëhet e dëmshme. Mendoj që kjo është më e rëndësishmja për shtetin tonë dhe jo kush ku do të jetë pas disa muajsh”, ka deklaruar në mes tjerash kryeministri, Albin Kurti.

Kontrolloni gjithashtu

Ehat Miftaraj: Ndërrimi i personit nuk e rinis afatin gjashtëmujor për ushtruesin e detyrës së presidentit

Drejtori ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, ka thënë se kufizimi kushtetues …