Valon Murati: Sovraniteti dhe funksionaliteti i shtetit të Kosovës kalon përmes Kosovës Lindore

Valon Murati thotë se pa shkëmbim territoresh nuk mund të ketë bashkim kombëtar

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati ka komentuar vizitën e kryeministrit Albin Kurti në Tiranë dhe opsionet për bashkimin kombëtar të shqiptarëve. Murati thotë bashkimi kombëtar nuk mund të kalojë pa konsolidimin e shtetit të Kosovës i cili kalon nëpërmes dialogut me Serbinë. I pari i Lëvizjes për Bashkim potencon se Kosova me kushtetutë e ka të ndaluar bashkimin me Shqipërinë. Ai ka thekson se pa shkëmbim territoresh nuk mund të ketë bashkim kombëtar. Murati thotë se ndryshimi i Kushtetutës për t’i hapur rrugë bashkimit kombëtar është shumë i vështirë duke pasur parasysh se nevojiten edhe 2/3 e votave të serbëve në Kuvend. Ai ka deklaruar se Administrata e kryetarit amerikan Donald Trump, Kosovën e ka shumë lartë në prioritetet e saj dhe sipas tij kjo situatë duhet të shfrytëzohet.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …