Richard Grenell

Custin: Asnjëherë Grenell nuk ka thënë se SHBA-të do të anulojnë investimet deri sa Kosova nuk e heq taksën

Dick Custin, zëdhënës i të dërguarit të posaçëm amerikan për bisedimet Kosovë – Serbi, Richard Grenell, ka thënë të martën në mbrëmje se Grenell kurrë nuk ka thënë se “Shtetet e Bashkuara do të anulojnë projektet dhe investimet deri sa qeveria nuk i heq taksat dhe nuk heq dorë nga planet për vendosje të reciprocitetit”. Ai i bëri këto komente për “Zërin e Amerikës” duke sqaruar njoftimet që dolën në mediet lokale në Kosovë sipas të cilave ambasadori Grenell ka komunikuar gjatë ditës me kryeministrin Kurtin dhe kryekuvendaren Osmani rreth çështjes së tarifave ndaj mallrave serbe.  Ai thotë se Grenell gjithmonë e ka bërë të qartë se tarifat dëmtojnë ekonominë e Kosovës dhe i dërgojnë një mesazh të keq sektorit privat se Kosova nuk është një vend për të bërë biznes.

Kontrolloni gjithashtu

Ganimete Musliu

Ganimete Musliu, kërkon raportim urgjent të drejtorit të policisë për vrasjen e Arlinda Zekajt, kërkesa refuzohet

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka kërkuar që drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, …