Behlul Jashari: Para 30 vitesh nisi Gazeta “Bujku”, e lëvizjes për liri e pavarësi të Kosovës

Behlul Jashari: Sot shënohet 75-vjetori i gazetës tradicionale të Kosovës, Rilindja

Gazeta tradicionale Rilindja, histori Kosove që nga koha e Konferencës së Bujanit të Rezolutës për vetëvendosje e të drejtë bashkimi me Shqipërinë e deri në shpalljen e pavarësisë e njohjet ndërkombëtare, nisi të dalë para 75 viteve në 12 Shkurt 1945 në Prizren, me angazhimin e intelektualëve më të shquar të asaj kohe, me shkronja plumbi që u sollën me arka nga Tirana. “Shkronja për Rilindjen dërgoi Tirana pasi në Shtypshkronjën e  Rilindjes në Prizren nuk kishte shkronja të  mjaftueshme të derdhura në plumb për shkrim në gjuhën shqipe”, kam shkruar në monografinë “Rilindja 60 vjet”, botuar shtojcë speciale e gazetës në 12 Shkurt 2005.

Rilindja, gazeta që rezistoi e nuk u ndal edhe kur u ndalua nga Serbia në vitin 1990 duke dalë edhe me emrin Bujku, në këtë 12 Shkurt 2020 do të festonte 75 vjetorin, në një vend normal, të lirë e demokratik, të sundimit të ligjit e të drejtësisë. Por, në këtë Kosovë, në këtë vit të 21 vjetorit të Lirisë e 12 vjetorit të Pavarësisë, në këtë muaj mbushen plot 18 vjet nga 21 Shkurti 2002, ditës së dëbimit prej shtëpisë së saj, të kundërligjshëm dhe të dhunshëm, nga administrata e UNMIK  dhe detyrimisht mbylljes së gazetës historike Rilindja, e cila kërkoi të drejtën e saj edhe me padi në gjykatë e edhe duke nxjerrë rreth 40 numra protestues të jashtëzakonshëm të kohëpaskohëshëm…

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …