Thaçi: Jemi me fat që kemi vëmendjen e SHBA-ve, është jetike të arrihet një marrëveshje finale me Serbinë

Thaçi: Jemi me fat që kemi vëmendjen e SHBA-ve, është jetike të arrihet një marrëveshje finale me Serbinë

Kryetari i vendit, Hashim Thaçi ka thënë se dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ka marrë dinamikë të re falë angazhimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, emërimit të ambasadorit Richard Grenell, si i dërguar i posaçëm për këtë proces i kryetarit Trump. “Në takimin e sotëm në Munih me Ambasadorin Grenell, diskutuam për marrëveshjet e deritanishme dhe hapat e ardhshëm drejt marrëveshjes finale për njohje dhe anëtarësim të Kosovës në OKB. Kosova është me fat për këtë vëmendje të SHBA-së, prandaj është jetike që t’i ndërmarrim të gjithë hapat e nevojshëm për arritjen e marrëveshjes finale dhe përmbylljes së dialogut”, ka shkruar Thaçi.

Kontrolloni gjithashtu

Ganimete Musliu kritikon ashpër Avni Deharin: “Po luan rolin e defatores së Kurtit dhe Haxhiut”

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka reaguar ashpër ndaj kryesuesit të seancës …