Zonja “kryepare” e Kuvendit “nuk lejon” që kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, të cilit nuk ia përmend as emrin, të përzihet në dialog

E para e Kuvendit, zonja Osmani “nuk lejon” që kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, të cilit nuk ia përmend as emrin, të përzihet në dialog, duke saktësuar se  nuk do të ketë më dialog me presidentë rreth hartave. Sa i përket rolit të presidentit, kemi një vendim të gjykatës qe e ka qartësuar atë rol, është vetëm kryeministri dhe qeveria qe sipas vendimit të gjykatës mund të negociojnë marrëveshje. Që nga tre shkurti Kosova ka qeveri me legjitimitet të plotë dhe kjo qeveri duhet të marr përsipër procesin e negociatave jo me Serbinë, por me çdo shtet tjetër. Roli i presidentit është konsultues rolin negociues Qeveria e Kosovës”, ka thënë ajo. Zonja Osmani nuk ka informacione të detajuara sa i përket marrëveshjes për hekurudhat të nënshkruan në Berlin, ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ajo gjatë fjalimit nuk përmend emrin e kryetarit,  Hashim Thaçi, duke ia  hequr edhe foton nga salla,  të cilën e konsideron pronë të veten.

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama

Edi Rama: Rilindëm Shqipërinë e rrënuar nga ata që tani klithin e bërtasin të shfrenuar në foltore e në ekranet televizive

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në fjalën e tij të mbajtur  në  mbledhjen e Grupit …