Producentët: Nehat Fejza e Armond Morina shpallen të pafajshëm edhe pse i kanë përvetësuar 300 mijë euro nga Ministria e Kulturës

Producentët: Nehat Fejza e Armond Morina shpallen të pafajshëm edhe pse i kanë përvetësuar 300 mijë euro nga Ministria e Kulturës

Vetëm 14 vjet kohë iu  dashur sistemit të drejtësisë në Kosovë që t’i japë fund një lënde të korrupsioni.  Të premten në Gjykatën Themelore të Prishtinës kanë marrë përgjigje akuzat e Prokurorisë së Shtetit kundër dy producentëve të panjohur të filmave Nehat Fejza e Armond Morina.  Këta producentë para rreth 14 vjetësh kishin marrë rreth 300 mijë euro nga Ministria e Kulturës për realizimin e dy filmave, por ata filma  nuk janë realizuar kurrë. Të dy producentët të premten janë liruar nga akuzat për mashtrim, ani pse trupi gjykues është shprehur i bindur se këta producentë e kanë kryer veprën penale të mashtrimit. Ky është vetëm një rast kur përvetësohet, grabitet e zhvatet paraja publik  nga zyrtarët e Shtetit, me të drejtën e shfrytëzimit të buxhetit të Shtetit për interesa të veta dhe të të afërve e bashkëpunëtorëve të tyre.

Kontrolloni gjithashtu

Maja Vukiçeviq, deputetja malazeze shkakton polemika duke votuar kundër anëtarësimit të Kosovës në KE

Maja Vukiçeviq, deputetja proserbe e proruse e Malit të Zi shkaktoi polemika duke votuar kundër …