Qeveria e Republikës së Kosovës dhe Agjencia Kadastrale e Kosovës, përmes kompanisë GEOCAD Group SH.P.K., njoftojnë qytetarët e zonave kadastrale Deçan, Isniq dhe Carrabreg se Shikimi Publik për projektin “RINDËRTIMI I KADASTRIT” mbahet nga data 02.10.2026 deri më 30.11.2026.
Zyra e Shikimit Publik ndodhet në Sheshin “Mentor Tolaj”, objekti Centrum në Deçan, dhe punon nga e hëna deri të premten, prej orës 08:00 deri në 16:00.