Kryetari Thaçi pranon letrat kredenciale nga ambasadori i Danimarkës, jo-rezident për Kosovë, Rene Rosager Dinesen

Kryetari Thaçi pranon letrat kredenciale nga ambasadori i Danimarkës, jo-rezident për Kosovë, Rene Rosager Dinesen

Kryetari i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pranuar sot letrat kredenciale nga ambasadori i Danimarkës, jo-rezident për Kosovë, Rene Rosager Dinesen. Ai duke i uruar punën e re ambasadorit Dinesen u shpreh mirënjohës për përkrahjen që Danimarka i ka dhënë Kosovës. “E vlerësojmë lartë kontributin e Danimarkës, qoftë në marrëdhënie bilaterale, qoftë duke kontribuar në misionet ushtarake e civile në Kosovë”, u shpreh  Thaçi. Ambasadori Dinesen u shpreh se Danimarka e përkrah paqen dhe stabilitetin në Kosovë dhe të ardhmen europiane të tërë rajonit.

Kontrolloni gjithashtu

Joe Wilson: Deklarata e ministres serbe është e neveritshme, Beogradi s’duhet të organizojë sesionin e OSBE-së në 2027

Kongresisti republikan amerikan Joe Wilson ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së ministres serbe Snezhana Paunoviq, …