Punëtorët e ndërmarrjes “Trepça” protestojnë sot para minierës në Stën-Tërg për mos marrjen e pagave

Sindikata e Trepçës ankohet për kushtet e punës, por edhe për rreziqet tjera për shëndetin e punëtorëve

Kreu i Sindikatës së Minatorëve të Trepçës, Gani Osmani, është ankuar për kushtet e punës, por edhe për rreziqet tjera për shëndetin e punëtorëve që sjellin metalet e ndryshme, përkatësisht djegia e tyre. Një prej pak të mirave që kanë ndodhur së fundi në Trepçë, është përmirësimi i cilësisë së ushqimit. Ai tregon së më herët ishte shumë i dobët. Osmani ka folur edhe për konkursin e shumëpërfolur, për çka edhe ka pasur protesta të atyre që kanë konkurruar. Ai thotë se njëfarë mënyrë u është bërë e padrejtë. Protestuesit besoj janë marrë vesh me kryeministrin Albin Kurti, janë bërë diku 200 kërkesa, por kjo punë nuk kryhet shpejtë. E për të ngjallur këtë gjigant, Osmani ka theksuar se i domosdoshëm është investimi në të.

Kontrolloni gjithashtu

Izbica – Dënimi simbolik prej 13 vjetësh për krimet e luftës lë plagë të hapura

Gjykata Themelore e Prishtinës ka shpallur dënim prej 13 vjetësh burg për Muhamet Alidemajn, të …