Thaçi - Borell

Josep Borrell ka biseduar ndaras me kryetarin e Kosovës, Hashim Thaçi, kryeministrin, Albin Kurti dhe kryetarin e Serbisë, Vuçiq

Përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell, ka biseduar  ndaras me kryetarin e Kosovës, Hashim Thaçi, kryeministrin Albin Kurti dhe me kryetarin  e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, në vazhdimësi të  bisedave që ai kishte me ta gjatë vizitës në Beograd dhe në Prishtinë në muajin  janar. Njoftimi është dhënë nga zyra e tij ku shtohet se ai ka diskutuar me ta për caktimin e një përfaqësuesi special për dialogun dhe Ballkanin Perëndimor. “Përfaqësuesi i lartë nënvizoi rëndësinë që reflekton për BE-në dhe atë personalisht që të emërohet një zyrtar në këtë pozitë e që ndikon në stabilitetin dhe progresin e këtij rajon drejt rrugës në BE. Josep Borrell ka rikonfirmuar se ai personalisht është i angazhuar fuqishëm që të përkrah perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor dhe të luajë rolin e tij si lehtësues i dialogut Beograd – Prishtinë”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Borrellit.

Kontrolloni gjithashtu

Gerald Knaus: Nëse Gjermania, Franca e BE-ja nuk zgjohen, do të ketë luftëra të reja në Ballkan dhe një dështim fatal të BE-së

Gerald Knaus: Gjermania e Franca do ta bllokojnë anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës për shkak të Asociacionit

Gjermania dhe Franca janë dy prej shteteve që po përgatiten të bllokojnë anëtarësimin e Kosovës …