Selimi: Shpresojmë që Gjykata Speciale të mos i konfirmojë aktakuzë as Thaçit dhe as një ushtari të UÇK-së

Selimi: Taksa nuk është e mjaftueshme, duhet të ketë reciprocitet ekonomik e politik, pos atij tregtar më Serbinë

Shefi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Rexhep Selimi, ka thënë se masat reciproke paraqesin barazi dhe se këtë parim, partia e tij dhe kryeministri i tashëm, Albin Kurti, e kanë pasur prej vitesh. Ai ka treguar se taksa mbi mallrat serbe e vendosur nga Qeveria Haradinaj, nuk është e mjaftueshme dhe se duhet të ketë reciprocitet edhe ekonomik e politik, pos atij tregtar. Ai ka folur edhe për kundërshtimin që po paraqet AAK-ja dhe lideri i saj, Ramush Haradinaj. Këtë e ka quajtur si opozitëbërje. Sipas tij, Vetëvendosja nuk ka ndryshuar qëndrim. Madje, tha se është pikërisht AAK-ja që ndryshoi qëndrim, pasi në zgjedhjet e vitit 2017 erdhi duke e kundërshtuar demarkacionin, e më pas e votoi atë. Selimi ka thënë se partia e tij çdo herë ka përkrahur nismat e mira në Kuvend sa ishte në opozitë dhe ka uruar edhe opozitën e tashme të veprojë njëjtë.

Kontrolloni gjithashtu

Paskal Milo: Edhe sikur Serbia të ndërgjegjësohet, Moska ka synim që ta mbajë Kosovën në një gjendje krize

Paskal Milo: Qeveria e Kosovës duhet të kishte reaguar ndaj arrestimit të Thaçit dhe krerëve të tjerë të UÇK-së

Ish-ministri i Jashtëm, Paskal Milo, ka reaguar ashpër pas kërkesës së Prokurorisë në Hagë për …