Rrezarta Shkurta: Pata fatin të njohë një zonjë “Histori” një gjyshe e stërgjyshe të dashur

Pata fatin të njohë një zonje “Histori”
Një gjyshe e stërgjyshe te dashur.
Një grua shekullore për nga mosha, fuqia dhe dija e saj. Një grua luftarake deri në fund!
Kujtimet dhe përshtypjet e para që kam për Nexhmije Hoxhen ishte përpikëria.
Oraret e sakta pa lëvizur sekonda, në zgjimin , vaktet, takimet apo kur ulej të shkruante kujtimet e saj. Për mua aso kohe por edhe sot ishte dhe është e pabesueshme se si një njeri për aq vite me aq përpikëri të organizonte jetën e saj.
Me pas pata fatin te isha fotografja personale. Ndërkohë që e fotografoja këtë zonje 99 vjeçare, pasi me kish cituar me përpikëri se si e dëshironte foton, apo korrigjonte në mënyrë të detajuar këndet fotografike, kuptoja se jo rastësisht kjo zonje kish bërë Histori.
Një nga planet e saj, ishte të realizonte librin e saj të fundit “ Përjetime dhe meditime në jetën time politike” e më pas e qeshur thoshte mund të iki nga kjo botë. Dhe ashtu bëri kjo zonjë e mahnitshme, e zbatoji planin siç kish bërë gjithë jetën e saj.
E forte, e kthjellet me një memorie të jashtëzakonshme, sot nuk u zgjua nga pushimi i pasdites, por la pas dashurinë dhe një trashëgimi historike.
U prefsh në paqe Nena Mija.

Kontrolloni gjithashtu

RrGK publikon Raportin Analitik “Më shumë zgjedhje përmes politikave miqësore për familjen”  

RrGK shpreh shqetësim të madh në lidhje me denimin e ulët të dhënë nga Gjykata Themelore në Prishtinë për rastin e dhunimit të 11-vjeçares

Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) shpreh një shqetësim të madh në lidhje me denimin …