Brickos

UCK

22 vjet nga fillimi i luftës e cila nisi në Likoshan dhe Çirez të Drenicës, tek vendi i quajtur “Të gjashtë lisat”

Sot bëhen 22-vite nga fillimi i luftës në Kosovë, e cila nisi në fshatrat e Drenicës, Likoshan dhe Çirez, tek vendi i quajtur “Të gjashtë lisat” u zhvilluan luftimet në mes të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe forcave ushtarake e policore serbe. Në luftimet e zhvilluara mbetën të vrarë disa policë serbë. Si pasojë e kësaj, forcat e armike rrethuan të dy fshatrat ku ekzekutuan 24 civilë të pafajshëm. Në rrethimin e fshatrave, ata përdoren artileri të rëndë, duke përfshirë helikopterë dhe shumë mjete tjera të blinduara. Qysh në ditën e parë të luftimeve, armiku kreu masakrat ndaj civilëve, vetëm në familjen Ahmeti vrau 11 civilë të pa armatosurë. Pas pak ditësh, më 5 mars, ushtria dhe policia serbe rrethuan familjen e Komandantit Legjendar të UÇK-së, ku familja Jashari rezistoi për 3 ditë dhe 3 net në luftimet kundër armikut. Me luftën e Prekazit, tani më çdo gjë ishte e qartë, në Kosovë lufta për liri nuk do të kishte më të ndalur.

Kontrolloni gjithashtu

Izet Mexhiti: Ligji për partitë politike nuk e lejon Vetëvendosjen e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti të veprojë në Maqedoni

BDI: Izet Mexhiti në një vijë me Siljanovskën dhe VMRO-në, i kërcënohet Ali Ahmetit

Izet Mexhiti dhe opozita shqiptare, janë bërënë një vijë me Gordana Siljanovskën e VMRO-së. Madje, …