Shoqeria Levizja

Shoqëria LËVIZJA: Të dihen porositësit dhe të kapen vrasësit e atdhetarit dhe luftëtarit të orëve të para

Lajmi për vrasjen makabre të atdhetarit dhe luftëtarit të orëve të para të LPK-UÇK-së për çlirimin e Kosovës dhe të krahinave tjera të Shqipërisë, Qerim Kelmendi-“Dema”, ka shkaktuar dhimbje dhe indinjatë te bashkëveprimtarët dhe bashkëluftëtarët e Tij pa dallim.

Shoqëria Lëvizja konsideron se vrasja ultrakriminale e shqiptarit, që ishte një nga pushkët e para çlirimtare, është përgatitur dhe organizuar nga shërbimet sekrete serbe. Pak rëndësi ka kush tërhoqi këmbzën e armës vrastare e kush i vuri flakën benzinës që dogji trupin e “DEMËS “… Urdhërdhënsi është Beogradi me “celulat” e tij informative e operative në Kosovën shqiptare.

Vrasja e luftëtarit të lirise, Qerim Kelmendi, është atentat edhe ndaj familjes atdhetare, Kelmendi, ndaj Luftës Çlirimtare për lirinë e Kosovës shqiptare dhe ndaj Republikës së Kosovës. Prandaj, Shoqëria Lëvizja kërkon nga Qeveria e Kosovës dhe nga të gjitha institucionet shtetërore që të marrin të gjitha masat dhe të përdorin të gjitha mjetet kushtetuese e shtetërore për zbulimin e kriminelëve dhe për spastrimin e tokës së Kosovës nga “celulat” e shërbimeve sekrete serbe dhe nga veprimtaria e organizuar kriminale e këtyre shërbimeve.

Shoqëria Lëvizja konsideron se nuk ka detyrë më të rëndësishme dhe më të ngutshme se krijimi i sigurisë dhe mbrojtja e jetës së çdo qytetari të Republikës Shqiptare të Kosovës nga veprimtaria kriminale shtetërore e Serbisë, e veglave të saj dhe e çdo veprimtarie tjetër kriminale dhe antishqiptare në tokën tonë.

Shoqëria Lëvizja i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, u shpreh ngushëllime bashkëveprimtarëve dhe bashkëluftëtarëve të atdhetarit dhe luftëtarit liridashës e përparimdashës, Qerim Kelmendit, dhe mbarë kombit shqiptar!

I përjetshëm kujtimi dhe nderimi për “Demën” tonë! E përjetshme lavdia për Te!

P. S. Kërkojmë që Kryetari i Republikës të shpallë ditë zie në Kosovë!

Prishtinë, më 27 shkurt 2020 Shoqëria LËVIZJA

Kontrolloni gjithashtu

Fidaim Lushi: Në kujtim të Flakadanit të Lirisë, atdhetarit, veprimtarit dhe ish-burgosurit politik të vitit 1981, Remzi Lushi (15.02.1961 - 20.04.2017)

Fidaim Lushi: Në kujtim të Flakadanit të Lirisë, atdhetarit, veprimtarit dhe ish-burgosurit politik të vitit 1981, Remzi Lushi (15. 02.1961 – 20. 04.2017)

Me 20 prill bëhen shtatë vite nga ikja e vëllait Remzi nga kjo botë. Gjithmonë …