Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës i ka dërguar një mesazh të gjithë qytetarëve të saj në Shqipëri, lidhur me tubimin politik, siç ajo e cilëson, të thirrur nga Presidenti Ilir Meta më 2 mars. “Një tubim politik pritet të zhvillohet në 2 Mars 2020 duke filluar rreth orës 17:00. Kohëzgjatja e tubimit të pritshëm është e panjohur. Demonstratat e kaluara kanë përfshirë dhunën. Forcat e sigurisë kanë përdorur uji dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmat.” –thuhet në mesazhin e Ambasadës. Ajo i kërkon të gjithë personelit të Ambasadës dhe familjarëve të tyre që të shmangin vendet ku protestuesit do të jenë mbledhur.
Kontrolloni gjithashtu
Ali Ahmeti: Pres një verdikt të drejtë, lufta e UÇK-së ishte luftë për çlirimin e vendit
Lideri politik i shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti, ka thënë se edhe ai, …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
