Christian Heldt: Gjermania përkrah vendimin e kryeministrit Kurti për heqjen e taksës

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Kristian Heldt ka shkruar se vendi i tij e përkrah vendimin e kryeministrit Kurti për heqjen e taksës 100 për qind nga lënda e parë e në mallrat serbe dhe atyre të Bosnja dhe Hercegovinës. Ky vendim mund të dërgoj në një proces konstruktiv në heqjen e barrierave tregtare dhe lëvizjes së lirë mes Kosovës dhe Serbisë. Hap i rëndësishëm dhe i guximshëm nga kryeministri Albin Kurti vetëm pas dy javëve në detyrë. Tani duhet të çojë në një proces konstruktiv për heqjen e barrierave të tregtisë dhe lëvizjes së lirë midis Kosovës dhe Serbisë dhe të riangazhim në një dialog që çon në normalizim të plotë, ka shkruar ambasadori i Gjermanisë në vendin tonë, Kristian Heldt.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …