leoni

Heldt: Ligji për Fuqinë Punëtore të Kualifikuar nuk specifikon kuota vetëm për punonjës nga Ballkani

Heldt: Ligji për Fuqinë Punëtore të Kualifikuar nuk specifikon kuota vetëm për punonjës nga Ballkani, por vlen në terë botën

Sot ka hyrë në fuqi Ligji për Fuqinë Punëtore të Kualifikuar, i cili rregullon në detaje ardhjen e tyre nga vendet jashtë Bashkimit Evropian. Ambasadori gjerman Christian Heldt përmes një videoje ka thënë detaje në lidhje me këtë ligj. “Më 1 Mars 2020 do të hyjë në fuqi Ligji i Migracionit në Gjermani. Me këtë rast nuk bëhet fjalë për kuota të reja për leje pune për punonjës nga Ballkani Perëndimor, por për një rregull që vlen në mbarë botën”, tha Heldt. Më tutje, ai tha: “Kjo është një rregull për fuqi punëtore të kualifikuar, e cila mund ta organizojë migrimin në Gjermani në bazë të kësaj rregulleje të re ligjore. Por fuqi e kualifikuar punëtore do të thotë të kesh kualifikim profesional në cilindo sektor, i cili që duhet të njihet në Gjermani përpara se të mund të parashtrohet një kërkesë për vizë”.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Mospërfshirja e Kosovës në votimin e Këshillit të Ministrave, një dështim i madh

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër kryeministrim Albin Kurti lidhur me mospërfshirjen e …