Jashari: Pa diasporën tonë aktive e të mirëorganizuar nuk do të vinte liria, shtetësia dhe as zhvillimi ekonomik tani

Jashari: Pa diasporën tonë aktive e të mirëorganizuar nuk do të vinte liria, shtetësia dhe as zhvillimi ekonomik tani

“I lumtur por edhe i emocionuar me humanizmin e madh të shqiptarëve të diasporës në Londër, të treguar edhe dje në një aktivitet humanitar të organizuar nga shoqata ‘Jetimat e Ballkanit’ dhe biznesmeni i suksesshëm në Londër, Xhavit Krasniqi”, ka shkruar, kryetari i Komunës së Skenderajt Bekim Jashari. “Ata, dje dhuruan 160 mijë euro për familjet në nevojë nga komuna e Skenderajt dhe ajo e Suharekës”, ka shkruar ai. Kryetari i Skenderajt ka theksuar se pa diasporën tonë aktive e të mirëorganizuar nuk do të vinte liria, shtetësia dhe as zhvillimi ekonomik tani. “Diaspora jonë duhet të këtë më shumë hapësirë vendimmarrëse në institucionet tona shtetërore dhe trajtim më të mirë institucional”, ka shkruar ndër të tjera Jashari.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …