Vladimir Putin

Kryetari i Rusisë, Vladimir Putin ka deklaruar se Rusia nuk planifikon të hyjë në luftë me ndonjë shtet, sikur është Turqia

Kryetari i Rusisë, Vladimir Putin, ka deklaruar se Shteti të cilin ai e drejton nuk planifikon të hyjë në luftë me ndonjë shtet, sikur është Turqia,  por synim i saj është t’i bindë palët tjera që të mos e luftojnë Moskën, ka raportuar të hënën agjencia ruse e lajmeve, TASS. Putini i ka bërë këto komente në intervistën dhënë kësaj agjencie lajmesh, e cila është duke u botuar në vazhdime. Komentet e së hënës ishin përfshirë në pjesën e gjashtë të kësaj interviste, raporton Reuters. Komentet e Putinit vijnë midis tensioneve gjithnjë e më të larta në rajonin Idlib të Sirisë, ku Rusia është duke i mbështetur forcat qeveritare siriane kundër Turqisë, por që kohëve të fundit duket se është tërhequr duke parë vendosmërinë e forcave turke për të mos lejuar hyrjen e forcave kriminale të Assadit në këtë pjesë të Sirisë.

Kontrolloni gjithashtu

Borut Pahor

Ish-kryetari i Sllovenisë, Borut Pahor thotë se është i gatshëm të bëhet emisar i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi

Ish-kryetari  i Sllovenisë, Borut Pahor, ka gjasa të emërohet  emisar i Bashkimit Evropian për dialogun …