Brickos

Më 5 mars 2020 në qytetin e Bajram Curri, familja Jashari do të nderohet me çmimin 'Nderi i Tropojës'

Më 5 mars 2020 në qytetin e Bajram Curri, familja Jashari do të nderohet me çmimin ‘Nderi i Tropojës’

Me datën 5 mars 2020, në orën 12.00, në Pallatin e Sportit të qytetit Bajram Curri do të organizohet ceremonia e dhënies së titullit, “Nderi i Tropojës”, njërës prej familjeve më të shquara të historisë kombëtare, e cila vuri në themelet e lirisë së Kosovës gjakun e 56 anëtarëve dhe të afërmve të saj, familjes Jashari. “Me këtë rast, dua të falenderoj nga zemra Bashkinë e Tropojës dhe Prefekturën e Kukësit që më mbështetën në këtë nismë. Jeni të mirëseardhur në këtë veprimtari atdhetare (ku do të ketë edhe një program të bukur artistik), në nderim të familjes Jashari dhe të Komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jashari, që me sakrificën mitike të tyre, me 5, 6 dhe 7 mars 1998, shënuan kthesën e madhe të shqiptarëve drejt lirisë”, thuhet në njoftim.

Kontrolloni gjithashtu

Rrezikohet rruga e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës pas rekomandimeve të Francës dhe Gjermanisë

Hapat e fundit të Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës shfaqin shenja të kthimit …