Qeveria e Republikës së Kosovës publikon agjendën treditore për shënimin e 22-vjetorit të Epopesë së UÇK-së

Qeveria e Republikës së Kosovës publikon agjendën treditore për shënimin e 22-vjetorit të Epopesë së UÇK-së

Qeveria e Republikës së Kosovës ka publikuar agjendën për shënimin e 22-vjetorit të Epopesë së UÇK-së. Siç ka njoftuar Qeveria, më 5 mars do të mbahet seanca solemne e Kuvendit të Kosovës, ndërsa më 6 mars do të mbahet akademia përkujtimore kushtuar komandantit legjendar Adem Jashari, familjes Jashari dhe gjithë dëshmorëve dhe të rënëve për liri.

Agjenda e plotë për shënimin e 22 – vjetorit i Epopesë së UÇK-së:

5 MARS:

Ora e parë mësimore do t’i kushtohet Epopesë së UÇK-së, në të gjitha shkollat e Republikës së Kosovës.

Në orën 09:00 mbahet seanca Solemne e Kuvendit të Republikës së Kosovës, nën patronatin e kryekuvendares, Vjosa Osmani, të pranishmëve u drejtohet kryeministri Albin Kurti.

Seanca Solemne e Kuvendeve Komunale (Mbjellja e 59 fidanëve nga Zyrtarët e Komunave dhe nxënësit, në vendin e caktuar nga komunat përkatëse).

Në orën 12:00 në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, parakalon Ushtria e Kosovës, (Trupave të FSK-së u drejtohen me fjalim: kryetari i vendit Hashim Thaçi, kryekuvendarja, Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti).

6 MARS:

Në orën 09:00 bëhen homazhe dhe vizita në Kompleksin Memorial Adem Jashari në Prekaz (Vendosje kurorash nga 3 liderët).

Në orën 12:00 bëhen homazhe në të gjithë Komplekset Memoriale të Dëshmorëve të UÇK-së, në gjithë Komplekset në Republikën e Kosovës.

Në orën 17:00 në Sallë e Kuqe në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë mbahet Akademi përkujtimore kushtuar komandantit legjendar Adem Jashari, familjes Jashari dhe gjithë dëshmorëve dhe të rënëve për liri. (Të pranishmëve u drejtohen me fjalim: kryetari i vendit Hashim Thaçi, kryekuvendarja, Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti), historiani Prof. Agim Vinca, Kryetari i shoqatave të dala nga lufta z. Hysni Gucati, Përfaqësues nga Familja Jashari).

7 MARS:

Në orën 12:00 bëhen homazhe pranë Shtëpisë së Familjes Jashari (SH.T. Albin Kurti dhe SH.S. Vjosa Osmani bëjnë homazhe tek shtëpia e familjes Jashari).

Në orën 18:00 fillon Nata e Zjarreve (Në kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz ndizen flakadanët dhe më pas vijon programi kulturor – artistik, i cili do të mbahet në sheshin “Adem Jashari” në Skenderaj).

Kontrolloni gjithashtu

Kosova pranon mijëra dronë kamikazë “Skydagger”, Vuçiq kritikon ashpër Turqinë

Kosova ka pranuar kontejnerët me mijëra dronë luftarakë kamikazë të tipit “Skydagger”, të cilët, sipas …