Thaçi: Heroizmi dhe sakrifica e Jasharëve e zgjoi gjithë ndërgjegjen shqiptare por e vuri në lëvizje diplomacinë botërore

Thaçi: Heroizmi dhe sakrifica e Jasharëve e zgjoi gjithë ndërgjegjen shqiptare por e vuri në lëvizje diplomacinë botërore

Në manifestimin qendror për 22 vjetorin e Epopesë së UÇK-së, kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi ka mbajtur një fjalë rasti para ushtarëve të FSK-së, në kazermën “Adem Jashari”. Thaçi ka thënë se emri i kësaj kazerme, është emër i lirisë së Kosovës. “Heroizmi dhe sakrifica e Jasharëve zgjoi ndërgjegjen shqiptare.Heroizmi i Jasharëve mobilizoi botën shqiptare në Kosovë, në Maqedoni në Luginën e Preshevës, në Mal të Zi, në Shqipëri dhe në diasporë. Heroizmi i Jasharëve vuri në lëvizje diplomacinë botërore. Prandaj bota shqiptare me respekt dhe nderim të lartë përkulet në Prekazin legjendar”, është shprehur ai.

Kontrolloni gjithashtu

Bedri Hamza: Çdo votë duhet të numërohet me kujdes dhe të respektohet vullneti i qytetarëve

Kryetari i Partisë Demokratike e Kosovës, Bedri Hamza, ka reaguar pas mbylljes së vendvotimeve, duke …