Për taksën, dialogun e marrëdhëniet me SHBA-të, opozita në Kosovë do të aktivizohet ditën e fundit të javës. Partia Demokratike e Kosovës si dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kanë paralajmëruar për sot konferencë për media. E para që do të dal para mediave do të jetë Partia Demokratike e Kosovës, në konferencën që është thirrur për në orën 11:00 në selinë e partisë. Ndonëse nuk është bërë e ditur se kush do të iu drejtohet mediave, pritet që në të njëjtën PDK të dalë me një qëndrim lidhur me zhvillimet e fundit politike në Kosovë. E ndryshe nga PDK, AAK ka bërë të ditur edhe temën për të cilën e kanë thirrur konferencën e sotme për media. Aty është bërë e ditur se do të flasë kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj lidhur me dialogun me Serbinë, që ndërlidhet me taksën dhe veprimet e fundit të qeverisë Kurti.
