Daniel Serwer: Aleksandar Vuçiq dëshiron ta ndërtojë një Serbinë e Madhe, të cilën e donin Milosheviqi dhe Çosiqi

Daniel Serwer: Kosova duhet të largohet nga çdo marrëveshje e keqe edhe nëse ajo mbështetet nga SHBA-të

Kosova duhet të jetë e gatshme të largohet nga një marrëveshje e keqe, madje edhe nëse ajo mbështetet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka thënë eksperti për çështjen e Ballkanit, Daniel Serwer. Marrëveshje të keqe e ka kualifikuar çfarëdo ujdie, e cila do të kishte implikime në shkëmbimin e territoreve dhe popullsisë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Duke folur për ndryshimet në politikën amerikane, Serwer ka theksuar se Administrata e Trumpit e ka bërë të qartë publikisht se do ta pranonte shkëmbimin e territoreve, gjë të cilën Administratat e mëparshme e kishin përjashtuar. “Grenell dhe Palmer angazhohen për atë formulë”, ka theksuar ish-diplomati amerikan në Itali.

Kontrolloni gjithashtu

Reagon djali i Kadri Veselit ndaj deklaratës së Kurtit: “Deklarim i padinjitetshëm që rëndon familjet tona”

Klestori Veseli, djali i ish-kryetarit të Kuvendit dhe ish-udhëheqësit të UÇK-së, Kadri Veseli, ka reaguar …