Ramush Haradinaj propozon Konferencë për Kosovën në mes prijësve të partive politike dhe SHBA-ve e BE-së

Ramush Haradinaj propozon Konferencë për Kosovën në mes prijësve të partive politike dhe SHBA-ve e BE-së

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka dalë në një konferencë për media, ku ka propozuar që të mbahet një Konferencë për Kosovën në Prishtinë, ku do të merrnin pjesë prijësit e partive politike dhe përfaqësuesit e SHBA-së dhe BE-së, bëhet e ditur përmes një komunikate për media. Ky propozim i tij vjen, siç ka thënë ai, pas përçarjeve të shumta të taborit politik të Kosovës, qasje që po e dëmton Kosovën në raport me Serbinë. Kryetari i AAK-së ka thënë se procesi i marrëveshjes me Serbinë tashmë është komprometuar. Sipas Haradinajt, tashmë në Kosovë ekzistojnë dy blloqe politike, ai i kryetarit të shtetit dhe ai i kryeministrit. Por asnjëri nuk po i bën mirë Kosovës, ka thënë ai.

Kontrolloni gjithashtu

Endrit Thaçi në mbështetje të Bedri Hamzës: Kosovës i duhet ndryshimi, votoni 125

Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur publikisht mbështetjen e tij …