leoni

Vjosa Osmani: Diaspora duhet të trajtohet përtej remitencave

Vjosa Osmani: Diaspora duhet të trajtohet përtej remitencave

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në një takim Bordin e organizatës joqeveritare Germin, e cila merret me çështje të diasporës. Ajo ka thënë se diaspora nuk duhet të trajtohet në nivel të remitencave dhe ndihmës familjare. Në këtë kontekst është diskutuar edhe për potencialin që ofron diaspora, si në aspektin e zhvillimit ekonomik, poashtu edhe me ofrimin e kapaciteteve profesionale. Ndërkaq përfaqësues të kësaj organizate kanë thënë se janë të interesuar ta mbështesin punën e institucioneve të Kosovës me ekspertë nga diaspora të fushave të ndryshme. Në këtë takim është paraqitur  edhe çështja e të drejtës së votës së diasporës dhe përmirësimit të kornizës ligjore për këtë çështje.​

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve organizon sot tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike

KQZ: Janë 33 mijë e 258 vota nga diaspora për zgjedhjet lokale në Kosovë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka njoftuar se për zgjedhjet lokale të mbajtura dje në Kosovë …