Studentët e Universitetit të Prishtinës më një aksion simbolik i bëjnë thirrje Qeverisë ë të mos i cenojë marrëdhëniet me ShBA-në

Studentët e UP-së më një aksion simbolik i bëjnë thirrje Qeverisë së Kosovës që të mos i cenojë marrëdhëniet me ShBA-në

Studentët e Universitetit të Prishtinës, para qeverisë së Kosovës, kanë mbajtur aksion simbolik lidhur me raportet e Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Bekim Ibishi, student, është shprehur se me anë të këtij aksioni i bëjnë thirrje Qeverisë së Kosovës që të mos i cenojë marrëdhëniet me ShBA-në. Ai u shpreh se studentët janë të shqetësuar me deklarimet gjatë ditës së mërkurë të zyrtarëve amerikanë për tërheqje të trupave dhe saksioneve ndaj shtetit të Kosovës. Ibishi u shpreh po ashtu se nuk janë pjesë e ndonjë partie opozitare apo partie tjetër, por kanë dalë për të protestuar si studentë në mënyrë që të mos cenohet e ardhmja e vendit dhe e qytetarëve tanë. Studentët në rrethojat e objektit të Qeverisë kanë vendosur flamuj amerikanë.

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë

Në gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i …