Ish-komandanti i forcave amerikane në Evropë, Ben Hodges thotë se do të ishte gabim tërheqja e trupave nga Kosova

Ish-komandanti i forcave amerikane në Evropë, Ben Hodges thotë se do të ishte gabim tërheqja nga Kosova

Ish-komandanti i forcave të SHBA-së në Evropë, Ben Hodges ka thënë se do të ishte gabim tërheqja e trupave nga Kosova. Ai këtë gjë e shkroi në “Twitter”, duke iu përgjigjur statusit po në këtë rrjet të të birit të kryetarit amerikan, Donald Trump. Kishte qenë Donald Trump Jr ai që të marten ka thënë se “ka ardhur koha për kthimin në shtëpi të trupave amerikane”. “Do të ishte gabim… KFOR-i është shtylla e vetme e stabilitetit në rajon. Tërheqja e tyre tani, para se të zbatohen marrëveshjet, do të ishte njëjtë me tërheqjen e startuesve në mesin e çerekut të katërt, pak para se të kaloje në epërsi”, ka thënë ai duke tërhequr paralele me ndeshje basketbolli. I tërë ky debat u nis nga postimi i senatorit David Perdue, që përmes “Twitter”-it shkroi që SHBA-ja do të duhej ta rishqyrtonte praninë në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …