akohen Thaçi e Kurti, mediat në këtë takim janë lejuar të marrin vetëm pamje

Takohen Thaçi e Kurti, mediat në këtë takim janë lejuar të marrin vetëm pamje

Ashtu siç u paralajmërua, ka nisur takimi mes kryetarit të vendit, Hashim Thaçi me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Kurti e Thaçi në fillim të takimit nuk ia zgjatën duart njëri tjetrit, si masë preventive kundër koronavirusit. Takimi vije pas situatës së fundit politike të krijuar pas paralajmërimeve të SHBA-ve për sanksione ndaj Kosovës si rrjedhojë e mos-heqjes së taksës. Mediat në këtë takim janë lejuar të marrin vetëm pamje, teksa i njëjti është duke vazhduar me dyer të mbyllura. Kryeministri Kurti ndërkaq sot në një konferencë për media konfirmoi se taksa ndaj Serbisë do të vazhdojë të mbetet në fuqi. Kjo pasi që VV dhe LDK nuk kanë arritur ende në një dakordim lidhur me mënyrën se si do të veprohet, nëse do të vazhdohet me heqjen e plotë, apo me propozimin e kryeministrit Kurti.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj takohet me ambasadorin slloven mes krizës së brendshme dhe bllokadës euro-atlantike

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka njoftuar se ka pritur në …