IKShPK pranon një donacion me pajisje dhe material mbrojtëse nga Italia për personelin shëndetësor parandalimin e koronavirusit

IKShPK pranon një donacion me pajisje dhe material mbrojtëse nga Italia për personelin shëndetësor

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publik të Kosovës ka pranuar pajisje dhe material mbrojtëse nga Italia për personelin shëndetësor parandalimin e koronavirusit. Pajisjet kanë qenë të importuara më herët nga Italia dhe nuk kanë ardhur përgjatë kohës së paraqitjes së koronavirusit. Nga ky donacion IKShPK-ja ka përfituar 550 maska, 325 mantela dhe 115 kutia me dorëza. Drejtori i IKShPK-së, Naser Ramadani, ka falënderuar Italinë për donacionin në kohën kur ajo po përballet me koronavirusin. Ai ka sqaruar se deri më tani 95 raste të testuar për këtë sëmundje kanë dal negativ. Ndërsa ambasadori i Italisë në Kosovë, Nicola Orlando, ka thënë se ekziston rreziku i infektimit me koronavirus, prandaj edhe duhet që të kihet shumë kujdes. Ai ka sqaruar se që nga janari nuk ka udhëtuar jashtë Kosovës, për në vendin e tij të lindjes.

Kontrolloni gjithashtu

BDI: Për fituesin vendosin qytetarët dhe jo VMRO

Bujar Osmani ka siguruar epërsi të lartë nga votimi i Mërgatës, në zgjedhjet presidenciale që po mbahen në Maqedoni

Sipas mediave në Maqedoninë e Veriut, raportohet se janë publikuar rezultatet paraprake nga votimi i …