leoni

Kurti

Kryeministri, Albin Kurti ka lavdëruar punën e kryetares së Kuvendit, Vjosa Osmani dhe deputetët e LDK-së

Kryeministri, Albin Kurti,  ka lavdëruar punën e kryetares së Kuvendit, Vjosa Osmani, për organizimin e seancës së jashtëzakonshme. “Organizimi dhe mbarëvajtja e mbledhjes së djeshme të jashtëzakonshme nga Kryetarja e Kuvendit, znj. Vjosa Osmani, ishte i jashtëzakonshëm. Nga kontrolli mjekësor në hyrje të sallës gjer te ndjekja e përpiktë e hollësive procedurale. Ishte kjo një ditë e gjatë me sukses të plotë. Miratimi i buxhetit vjetor është ndër hapat më të rëndësishëm për të përballuar sfidat aktuale, e për të zbatuar programin e qeverisë së ndryshimit. Të falemnderit Kryeparlamentare”, ka shkruar ai. “ I falënderoj deputetët e LDK-së, ata të pakicave dhe të VETËVENDOSJE!-s, për përkushtimin dhe mbështetjen. Në veçanti, i falënderoj deputetët me probleme shëndetësore, Fetah Rudit dhe Hatim Baxhaku, tha Kurti.

Kontrolloni gjithashtu

Edita Tahiri: Von der Leyen i tregoi Kurtit se është kryeministër ilegal

Ish-kryenegociatorja e Kosovës për dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, ka reaguar pas vizitës së presidentes …