Ministri i Jashtëm, Glauk Konjufca kërkon që të shtyhet për vitin e ardhshëm aplikimi për anëtarësimin e Kosovës në Interpol

Xhelal Sveçla dhe Glauk Konjufca: Gjykim politik nga një regjim policor

Në pjesën e dytë të seancës  gjyqësore, e cila po mbahet sot në Prishtinë kundër aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje, fjalët e tyre e kanë paraqitur edhe Xhelal Sveçla dhe Glauk Konjufca. Sveçla të cilin Policia e ka arrestuar në zyrën e tij për ta sjellë në Gjykatë, në fjalën e tij hyrëse këtë rast e ka quajtur rast politik. Sipas tij me vetë faktin që EULEX-i nuk është këtu tregon se edhe ata e kanë kuptuar që ky ka qenë një mesazh politik dhe për gjitha ato që i kanë planifikuar këtij vendi. Ai madje tha se tash pas shtatëve vitesh nga ajo ngjarje janë më të bindur se kurrë se ky mesazh ka qenë i duhur, i drejtë por siç tha ai ndoshta fatkeqësisht edhe i pamjaftueshëm. “Vetë mosprezenca e këtyre këtu nënkupton që e kanë pranuar fajësinë për çka i kanë bërë këtij populli dhe këtij vendi. Prandaj aktualizimi shtatë vjet prapa kësaj vepre është politike dhe rrjedhimisht disa janë për shkak të fjalës por jam i bindur që ne jemi të burgosur politik”, tha Sveçla. Njëjtë si Sveçla edhe deputeti Glauk Konjufca këtë gjykim e ka quajtur politik.

Kontrolloni gjithashtu

“Zjarri i Lirisë” ndizet edhe në Zonën Operative të Nerodimes: “Liri për çlirimtarët, nderim për UÇK-në”

Edhe Zona Operative e Nerodimes i është bashkuar aktivitetit “Zjarri i Lirisë”, në mbështetje të …