leoni

Thaçi takon gjeneralin Rama, bisedojnë për nivelin e gatishmërisë së FSK-së për të ndihmuar në përballje me rrethanat e krijuara

Thaçi takon Ramën, bisedojnë për gatishmërinë e FSK-së për të ndihmuar në përballje me rrethanat e krijuara

Kryetari i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot Komandantin e FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Ramën, me të cilin ka biseduar për nivelin e gatishmërisë së FSK-së për të ndihmuar në përballje me rrethanat e krijuara nga përhapja e COVID-19. Siç njofton kumtesa presidenciale, Thaçi kërkoi që FSK-ja të jetë e mobilizuar, të rrisë deri në maksimum nivelin e gatishmërisë dhe të ndihmojë në preventimin, përballjen dhe tejkalimin e krizës. “Gjenerali Rama u shpreh se FSK-ja është në gjendje gatishmërie dhe ka kapacitetet që të përballet me çfarëdo nevoje, si me kapacitetet e vet mjekësore, ashtu edhe me kapacitetet logjistike”, thuhet në njoftimin e presidencës. Mobilizimi i FSK-së është hapi i fundit para shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme nga kryetari i Republikës së Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Daut Haradinaj: E votova për kandidaturën serioze të VV-së

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka komentuar zgjedhjen e Dimal Bashës si kryeparlamentar, duke theksuar …