leoni

Partitë opozitare sot do të shprehin qëndrimin e tyre për mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë të inicuar nga LDK

Partitë opozitare sot do të shprehin qëndrimin e tyre për mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë të inicuar nga LDK

Pas shkarkimit të ish-ministrit të Brendshëm, Agim Veliu, u mblodh kryesia e LDK-së dhe më pas kreu i kësaj partie doli më qëndrim për mocionin e mosbesimit. Partia më e madhe opozitare PDK, si dhe AAK dhe Nisma kanë paralajmëruar se sot do të shprehin qëndrimet e tyre në lidhje me propozimin e LDK-së dhe nëse do ta përkrahin. Nëse kreu i LDK-së, Isa Mustafa e quajti shkelje të marrëveshjes dhe të papranueshme shkarkimin e Veliut, kryeministri Kurti tha se ish-ministri kishte tradhtuar dyfish, ndaj qeverisë dhe ndaj Policisë së Kosovës. Po ashtu, mbetet për t’u parë nëse edhe Kuvendi i Kosovës do të mblidhet për të votuar dekretin e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi për gjendjen e jashtëzakonshme.

Kontrolloni gjithashtu

Keshilli Gjyqesor i Kosoves

Profilizimi i gjyqtarëve për krime lufte – kërkesë që pritet të ndikojë në efikasitetin e drejtësisë

Njohës të drejtësisë në Kosovë vlerësojnë se profilizimi i gjyqtarëve për krime të luftës do …