Reagimi i Qendrës së Studenteve për një postim të një figure publike lidhur me kushtet në Qendër

Reagimi i Qendrës së Studenteve për një postim të një figure publike lidhur me kushtet në Qendër

Qendra e Studentëve të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, me kohë i ka marrë të gjitha masat për parandalimin e pandemisë së Coronavirusit Covid-19. Brenda një kohe të shkurtër dy herë është bërë dezinfektimi të gjitha hapësirave të kësaj qendre. Dhomat, banjat, korridoret, oborri dhe çdo hapësirë e Qendrës së Studentëve është e pastër dhe e sigurt. Siç e dini, Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që kjo Qendër të shfrytëzohet si hapësirë karantine. I sigurojmë të gjithë qytetarët, që do të vendosen se kushtet janë të përshtatshme, i plotësojnë të gjitha standardet. Rasti i sotëm që është publikuar nga një persona publik, është vetëm një pakujdesi e vogël, që ka mundur të ndodhë nga koha e shkurtër që kemi pasur në dispozicion.  Ky është vetëm një rast i izoluar. Gjithçka tjetër është në rregull!

 

Qendra e Studentëve, Prishtinë

Kontrolloni gjithashtu

Lutfi Haziri

Lutfi Haziri: LDK-ja ka pasur bashkëpunim të shkëlqyer me të gjitha partitë

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka komentuar letrën e fundit të Kryeministrit …