Jens Stoltenberg

Jens Stoltenberg: Dialogu midis Kosovës dhe Serbisë është mënyra e vetme për të ecur përpara

Dialogu midis Kosovës dhe Serbisë është mënyra e vetme për të ecur përpara, tha sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg. “Ne mbështesim të gjitha përpjekjet për rifillimin e dialogut Beograd-Prishtinë sepse kjo është mënyra e vetme për të arritur një zgjidhje afatgjate të konfliktit në rajon”, tha shefi i NATO-s, në një konferencë për media përmes një video lidhjeje, të organizuar nga selia e NATO-s në Bruksel. Ai u bëri thirrje autoriteteve të Kosovës “për përmbajtje kur bëhet fjalë për tensionet që shohim në Kosovë” dhe theksoi se NATO gjithashtu ka rolin e vet në procesin e normalizimit të marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës. Sekretari i Përgjithshëm nuk u përgjigj drejtpërdrejt në pyetjen nëse NATO-ja ka informacione ose tregues të një tërheqjeje të mundshme të trupave amerikane nga Kosova. NATO-ja mbetet e përkushtuar ndaj misionit të KFOR-it në Kosovë, i cili ka një mandat të qartë nga Kombeve të Bashkuara për të mbajtur një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë tha Stoltenberg.

Kontrolloni gjithashtu

Fidaim Lushi: Në kujtim të Flakadanit të Lirisë, atdhetarit, veprimtarit dhe ish-burgosurit politik të vitit 1981, Remzi Lushi (15.02.1961 - 20.04.2017)

Fidaim Lushi: Në kujtim të Flakadanit të Lirisë, atdhetarit, veprimtarit dhe ish-burgosurit politik të vitit 1981, Remzi Lushi (15.02.1961 – 20.04.2017)

Me 20 prill bëhen shtatë vite nga ikja e vëllait Remzi nga kjo botë. Gjithmonë …