leoni

Blerim Muriqi

BLERIM MURIQI: TALLAVA POLITIKA E ALBIN KURTIT

Gjithmonë më ka stepur me gabimet e trasha në jetën e tij politike Kryeministri Kurti, i cili tashmë po lemeritë me të madhe, mbetur ulur në majen e një pirgu që nuk ia kishte idenë se po nuk pate zuzë për të nuk e ka për gjë të të shprralloi.

Cili është kryeministri Kurti, i llastuari, i trashi, tekanjozi apo thjeshtë një avaturier që vë edhe shtëpinë e vet politike në zjarr për teket e tij? Buzagazi që i shpëtoi në konferencën e mbrëmshme për shtyp, kur po bënte lojë fjalësh të tipit “ Flet ministri në mesnatë të nesërmen të çojnë në shtëpi” e si këto na thotë shumë “ se kjo është një rënje e dëshiruar e qeverisë. Ky tradhëtim mimike me gazin e brendshëm që stepi opinionin plot habi, sikur na ledhatonte në shpotitje “kopeja ime kope!! Me kë po luante ai, me misnitrin që po i këpuste kokën apo me ne që ia kishim cucrruar sytë televizionit? Me të dy nga pak, por në të vërtetë ka një të tretë për të cilinn nuk e çau trapin fare, Vetvendosjen!

Një drejtues nuk mund ta dënoj kaq rëndë subjektin e vet veç po që se ka lajthitur!

E di se të fandakosurit pas Mesias do të kënaqen që Hyu ua dhuroi fatin e të përvuajturve dhe do të ngarendin me devotshmërinë e tyre edhe flijuese ta thurin mallkimin e madh, dhe për këtë do veçoja:

Rrugës së bërjes Vetvendosja kaloj shumë vite, plot pesëmbëdhjetë! Gabimet qeverisëse dhe kauzat e braktisura të qeverive pararendëse njëra pas tjetrës dhe veçanarisht klasës çlirimtare i dhanë shumë krah krijimit të materjes vetvendosje, e cila sikur po shihet ka prodhuar edhe deformitete.

Prodhimi i paprekshmërisë së autoritetit përmes një hyjnizimi të liderit, i cili u betonu përfundimisht me rikthimin e Albinit krahas lider edhe kryetar zgjeroi paparashikueshmërin edhe për teket e tij.

Albini kryeministër nuk duhej të shpërfaqej në bagazhin e tij tekanjoz të ardhur ndoshta nga një fëmijëri e dalldisur apo e pamjaftuar. Etja për tekanjozitet e ka bërë shpesh herë atë të gaboi sa do të pyeteshim shpesh: po ky, vërtetë është kaq i trashë?!

Loja me fjalë dhe kalimi i pragjeve të vëna morale apo parimesh të deklaurara qofshin organizative a ideologjike janë mjaftueshëm argumenta se Vetvendosjes po i mungon nga brenda Dardan Molliqizmi, mbajtja mbrenda rregullave pa dallim lartësie autoritare a vlere prezentuese.

Të jetuarit në ofanzivë të parreshtur sikur është fati subjekteve politike deri në prekje pushteti ua bënë të mundur atyre t’i fshehin shumë deformitete edhe organizative, edhe funksionale, por edhe shumë mangësi qartësie programore e kapacitetesh poseduese. Kjo për faktin se dëshirorja si identitarja opozitare është tapet pakufi.

Tani që Vetvendosja kaloj rubikonin dhe preku qeverisjen qendrore do e sugjeroja të ulet e ta prodhoi Dardanmolliqizmin e ri, sepse ia ka nevojën për të mos u tallur nga maja e vet, për ta krehur liderin kryetar, për ta maturuar atë për pasbetejat e ardhshme!

Përndryshe, Pirgu ku po i mban vjerrur qepët Albin Kurti është i lartë mjaftueshëm edhe për t’u vetvjerrur edhe për tu ulur. Bilëz për këtë të dytën vaj halli sa i madh është!

Kontrolloni gjithashtu

Agnes Hohl: Behide Hasanaj – një grua me zemër të madhe

Behide Hasanaj – një grua me zemër të madhe Behide Hansaj ka lindur në Pejë …