Pacolli: Cramon po përhap lajme të rrejshme dhe procedurat demokratike dhe kushtetuese i quan si grusht shtet

Pacolli: Cramon po përhap lajme të rrejshme, procedurat demokratike dhe kushtetuese i quan si grusht shtet

Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Behxhet Pacolli ka reaguar ndaj deklaratave të eurodeputetes gjermane njëherësh raportuese për Kosovën në Parlamentin Ervropian, Viola von Cramon. Ajo përmes një postimi në Twitter mbështeti protestën e zhurmshme që u bë mbrëmë nga qytetarët e Kosovës si revoltë ndaj situatës politike. Eurodeputetja shkroi: “Shumë mirë. Njerëzit në mënyrë kreative dhe të civilizuar kanë alarmuare atë që unë e kam quajtur grusht shtet. Me shpresë se LDK do të reflektojë”. Lidhur me këtë Pacolli ka reaguar duke thënë se është i zemëruar sesi deputetja po përhap lajme të pavërteta. “I zemëruar sesi deputetja e BE-së, Viola von Cramon po përhap lajme të rrejshme dhe panik, procedurat demokratike dhe kushtetuese i quan si grushtshtet. Kosova ka nevojë për një qeveri që u shërben qytetarëve gjatë krizës së coronavirusit dhe ruan relacionin me SHBA-të. AKR do të mbështesë votën për të mirën e popullit”, ka shkruar Pacolli.

Kontrolloni gjithashtu

Rrezikohet rruga e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës pas rekomandimeve të Francës dhe Gjermanisë

Hapat e fundit të Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës shfaqin shenja të kthimit …