Eurodeputeti, Lukas Mandl ju bënë thirrje politikanëve tonë ta luftojnë koronavirusin e jo njëri tjetrin

Anëtari i Parlamentit Evropian, Lukas Mandl ju ka bërë thirrje politikanëve tonë që ta luftojnë koronavirusin e jo njëri tjetrin. Eurodeputeti austriakë ka shkruar se në këtë periudhë të vështirë, Qeveria duhet të qëndrojë dhe jo të ketë një krizë politike. Zyrtarët e Kosovës duhet të rrinë bashkë në këto periudha të vështira dhe të mos e rrëzojnë Qeverinë e në vend të saj të krijojnë një krizë politike. Të kapërcejnë vështirësitë për hir të armikut tonë të përbashkët. Përmbusheni premtimet e juaja. Mos e luftoni njëri-tjetrin. Luftoni koronën, ka këshilluar në mes tjerash klasën tonë politike anëtari i Parlamentit Evropian, Lukas Mandl duke parë luftën e tyre të pa kompromis kundër njëri tjetrit.

Kontrolloni gjithashtu

Gjyqi i shekullit në Hagë drejt kulmit: vendimi që mund të trondisë Kosovën pritet në pranverë

Pas pesë vitesh procesesh të gjata, të mbyllura e shpesh të paqarta për publikun, gjykimi …