Behrami: Bashkimi Evropian ndihmoi Serbinë me fonde ndërsa Kosovën vetëm me fjalë

Këshilltari i kryetarit të vendit, Hashim Thaçi, Artan Behrami ka reaguar ndaj fondit që ka ndarë Bashkimi Evropian për Serbinë por jo edhe për Kosovën. Ai ka shkruar se Bashkimi Evropian ka ndarë 7 milion e 500 mijë euro për Serbinë që të përballet me koronavirusin.  Në javën e ardhshme, aeroplanë plot me pajisje mjekësore do të arrijnë në Beograd. Bashkimi Evropian gjithmonë me Serbinë në kohën e nevojshme. Vepra, jo fjalë, ka deklaruar ambasadori i Bashkimit Evropian në Beograd, Sem Fabrizi, ka përkujtuar këshilltari i kryetarit të vendit, Hashim Thaçi, Artan Behrami. Ai ka shkruar më tutje se derisa BE-ja fjalët i shndërron në vepra në Serbi, ambasadorja e BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, krejt çfarë i ofron Kosovës janë disa lëvdata për Ministrinë e Shëndetësisë. Arben Vitia padyshim që është ministri më i mirë në kabinetin e Kurtit. Por, ambasadore, edhe ne kemi nevojë për mbështetje me pajisje medicionale. Edhe personelit shëndetësor, edhe ekipeve që po ballafaqohen nga afër me këtë pandemi, u nevojiten pajisje mbrojtëse, prandaj përkraheni edhe Kosovën njëjtë si Serbinë. Me vepra, jo me fjalë, ka porositur Artan Behrami, këshilltari i kryetarit të vendit, Hashim Thaçi.

Kontrolloni gjithashtu

Ka arritur në 35 mijë 272 numri i palestinezëve të vrarë në sulmet që ushtria izraelite ka ndërmarrë nga 7 tetori i vitit 2023

Është rritur në 35 mijë 272 numri i palestinezëve të vrarë në sulmet që ushtria …